Sirat

Politika e privatësisë · Në fuqi nga 27 korrik 2026

Përmbledhje

Sirat nuk kërkon llogari, nuk shfaq reklama dhe nuk përdor mjete analitike për ndjekjen e përdoruesit.

Lokacioni

Me lejen e përdoruesit, aplikacioni përdor lokacionin vetëm gjatë përdorimit për të llogaritur kohët e namazit, drejtimin e Kiblës dhe emrin e vendit. Koordinatat ruhen lokalisht në pajisje dhe nuk dërgohen te serverët e Sirat. Shërbimet e lokacionit dhe gjeokodimit të sistemit operativ mund t’i përpunojnë ato sipas politikave të ofruesit të pajisjes.

Të dhënat lokale

Cilësimet, faqet e ruajtura, pozicioni i fundit i leximit dhe lutjet e preferuara ruhen vetëm në pajisje. Ato fshihen duke pastruar të dhënat e aplikacionit ose duke e çinstaluar.

Internet dhe sinkronizim

Sirat lidhet me takvim.edu360ks.com për të marrë korrigjime të takvimit dhe datës hixhri. Kërkesa përmban vetëm profilin rajonal dhe vitin e nevojshëm; nuk përmban llogari përdoruesi, emër ose koordinata.

Njoftimet

Nëse aktivizohen, njoftimet për namazet planifikohen në pajisje. Përdoruesi mund t’i çaktivizojë ose t’ua ndryshojë zërin nga cilësimet e aplikacionit dhe telefonit.

Fëmijët dhe palët e treta

Aplikacioni nuk mbledh me vetëdije të dhëna personale të fëmijëve, nuk shet të dhëna dhe nuk i ndan ato për reklamim.

Kontakt

Për pyetje rreth privatësisë përdorni takvim.edu360ks.com. Politika mund të përditësohet kur ndryshojnë funksionet ose kërkesat ligjore.